Kryeministri Edi Rama dhe anëtarët e kabinetit qeveritar janë pritur me protesta në mbledhjen e qeverisë që po zhvillohet në qytetin e Elbasanit.

Takimi i Ramës me ministrat po zhvillohet në një restorant në zonën e Labinotit, ndërsa pritet të jenë të pranishëm ministrat e shkarkuar dhe ata të emëruar.

Në takim janë të pranishëm dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi si dhe kreu i grupit parlamentar në PS Taulant Balla. Në zonën ku po zhvillohet takimi ka forca të shumta sigurie, ndërsa një grup qytetarësh e kanë pritur Ramën me protesta.

Gjithashtu qytetarët kanë përdorur edhe tymuese gjatë protestës që zgjati disa minuta.

Qytetarët janë bërë bashkë me thirrjet: Rama ik, qeveri e krimit, qeveri e drogës! Në mesin e qytetarëve që protestojnë është dhe deputeti demokrat Luçiano Boçi. Protestuesit kanë tentuar që ti afrohen resortit ku po zhvillohet takimi po janë mbajtur larg nga ana e policisë.