Mbledhja e qeverisë që po zhvillohet në Elbasan ditën e sotme për kryeministrin Rama është një ditë diskutimi për sfidat e vitit 2019. Kështu e ka nisur reagimin e tij Rama, ku përmes një postimi në Twitter ka dhënë disa detaje rreth mbledhjes së kabinetit qeveritar. 

Rama ka publikuar dhe dy foto nga mbledhja që po mbahet në Elbasan tashmë prej dy orësh ku shihen të jetë të pranishëm dhe ministrat që ai ka shkarkuar, por edhe propozimet e reja.   

Bashkangjitur fotove Rma ka shkruar: 

Ditë diskutimi për sfidat e 2019 sektor për sektor. Në fokus rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase; përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës së shërbimeve publike; masat e reja Antikorrupsion dhe rekrutimi në administratë i të rinjve me 9-10 #PS #Reforma #Skuadër #Lidership”.