Protesta e studentëve vijon prej 8 ditësh para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë. Studentët kanë vendosur që të ndryshohet vendi i protestave nesër.

Mësohet se ditën e nesërme ata do të bëhen bashkë dhe do të protestojnë tek Kuvendi i Shqipërisë në orën 10:00.

Deklarata është bërë nga Këshilli Studentor, ku thuhet:

“Njoftohet se nesër Dt: 13/12 do bëhet mbledhja ne çdo universitet në orën 08:00-09:00

Marshimi do të bëhet drejt Parlamentit të Shqipërisë dhe në orën 10:00 fillon protesta për plotësimin e kërkesave të bëra me dije nga Këshillat Studentorë.”