Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it sot në rend dite ka votimin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare të bashkëpunimit policor.

Behgjet Pacolli, Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës është shprehur mjaft optimist përsa i përket vendimit që do të merret sot dhe ka deklaruar se Kosova në axhendën e saj e ka qëllim luftën kundër krimit të organizuar.

“Fillim i mbarë. U konfirmua agjenda e samitit të Interpolit dhe pika ku Kosova aplikon për të qenë anëtare. Lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit është synimi ynë. Votimi do të ndodhë të martën”, kishte shkruar ai në Facebook.