Është mbyllur me surpriza mbrëmja e sotme e Champions League.

Gola me shumicë, penallti, kartona, tension dhe spektakël thuajse në të gjitha sfidat e luajtura këtë mbrëmje.

Edhe pse pa Lionel Messin, Barcelona ka mposhtur 2-0 Interin duke mos e diskutuar për asnjë moment fitoren.

Liverpooli me Xherdan Shaqirin titullar ka mundur 4-0 serbët e Crvena Zvezdës.

Gjithashtu me rezultatin 4-0 Borusia e Dordmundit ka mundur Atletikon e Madridit.

Ndërkaq është mbyllur në barazim 2-2 supersfida PSG-Napoli.

Të gjitha rezultatet e sotme: