Mbretëresha Elizabeth II i është përgjigjur kërkesës së Princit Harry dhe Meghan Marke për t’u ‘larguar’ si anëtarë të familjes mbretërore, sipas Fox News.

“Familja ime kishte diskutime të shumta për të ardhmen e nipit tim dhe familjes së tij”, thuhet në deklaratë. “Familja ime dhe unë jemi plotësisht mbështetës të dëshirës së Harry dhe Meghan për të krijuar një jetë të re. Megjithëse do të preferonim që ata të mbeteshin anëtarë të Familjes Mbretërore, ne gjithsesi e respektojmë dhe e kuptojmë dëshirën e tyre për të jetuar një jetë më të pavarur si familje”.

“Harry dhe Meghan kanë bërë të qartë se ata nuk duan të mbështeten në fondet publike”, vazhdoi 93-vjeçarja.