“Ata janë të sofistikuar, të zgjuar dhe gjithmonë shpërndajnë”: nga portet e Evropës në rrugët e Londrës, një rrjet kriminal është tashmë në krye të tregut prej 5 bilion paundësh në Mbretërinë e Bashkuar.

Diçka kishte nisur një natë më parë dhe djemtë në qoshe ishin të etur për të dhënë këshilla. “Ju nuk duhet të silleni vërdallë këtu për shumë gjatë” u shpreh njëri.
Ata po qëndronin pranë “Crispe House”, një bllok kullash i ndodhur në pjesën lindore të Londrës, territor i padiskutueshëm i të etiketuarve “Hellbanianz” (Shqiptarët e ferrit).

Banda, një ekuipazh shqiptar i shpërndarjes së drogës në rrugë, është e njohur lokalisht për dhunën dhe për shfaqjen në media sociale me “Ferrari” e orët “Rolex”, të cilat ndihmojnë në rritjen e reputacionit të tyre duke tërhequr e rekrutuar më pasë të rinj të tjerë.

Po errësohej në momentin që u shfaqën dy burra, kur njëri prej tyre u pyet nëse ishte Hellbanianz, ai u përgjigj: “Duhet të shkoni”. Vëzhguesi u largua nga qëndra e ndërtesave “The Gascoigne” dhe iu tha të mos kthehej më.
Hellbanianz i përkasin lojës së shitjes me pakicë në tregtinë e kokainës. Ata janë tregtarët e rrugës dhe zbatuesit e Mafies Shqiptare, Sindikata kriminale të organizuara shqiptare, për të cilët “Agjencia Kombëtare e Krimeve” beson se ata po konsolidojnë pushtetin brenda botës së krimit në Mbretërinë e Bashkuar, në rrugën e tyre për të marrë të gjithë tregun e kokainës prej 5 miliardë bilion paundësh në Britani.

Video muzikore të kësaj bande i kujtojnë njerëzve se “Hellbanianz janë gati për dhunë” dhe se ata kanë mjaft persona që i mbështesin e armë zjarri.
Megjithatë, burimet e policisë shprehen se Hellbanianz zënë shkallën më të ulët në mafian shqiptare.
Për të kuptuar rritjen e jashtëzakonshme të shqiptarëve në Britani, mjafton të ngjiteni në katin e 12-të në njërën prej kullave të larta në “Gascoigne estate”. Nga atje, horizonti i Londrës, ku shumica e kokainës së tyre do të jetë shfryrë, shtrihet në perëndim. Në krah të kundërt, disa milje përgjatë Thames, ndodhet porti në të cilin dërgohen ngarkesa të mëdha me kokainë.
Këto ngarkesa vijnë nga përtej Atlantikut, prej xhunglave të Amerikës Latine nga ku dhe fillon historia e Mafias Shqiptare.

Mënyra si shqiptarët ia dolën të pushtonin tregun e kokainës në Britaninë e Madhe është një leksion në fushën e kriminalitetit, përmes të bërit miq mafiat më të rrezikshme në botë dhe kërcënimit absolut të dhunës.
Kjo nisi fillimisht me një model biznesi që ishte një koncept i thjeshtë, por mjaft i guximshëm për të përmbysur rendin ekzistues.
Për shumë vite importuesit ndërkombëtarë të kokainës punonin veçmas nga tregtarët me shumicë dhe bandat e tyre. Struktura e çmimeve ndryshonte në varësi të pastërtisë së drogës. Sa më e pastër të ishte droga aq më tepër kushtonte.

Shqiptarët e ndryshuan krejtësisht këtë model. Ata nisën të bashkëpunonin drejtëpërdrejtë me kartelet kolumbiane që kontrollojnë prodhimin e kokainës. Dërgesa të mëdha u organizuan menjëherë nga Amerika e Jugut.
Ekspertët në Britani zbuluan se Shqiptarët e merrnin kokainën nga shitësit Amerikano-Jugor me 4000-5500 paund kilogramin, në një kohë që rivalët e tyre e merrnin një kilogram me 22.500 paund prej shitësve hollandezë.
Shqiptarët ulën çmimin e kokainës dhe rritën pastërtinë. Dërgesa masive kokaine nisën të vinin drejt Britanisë së Madhe.

Tony Saggers, drejtues i departamentit të kërcënimeve të drogës dhe intëligjencës në “Agjensinë Kombëtare të Krimeve”, i cili ka shpenzuar 30 vite duke analizuar ritmet e ekonomisë globale të drogërave u shpreh:
“Në mënyrë inteligjente ata kanë thënë: ‘Mirë, ne kemi vendosur këtë kufi për të luajtur dhe ne jemi duke i dhënë gjithashtu një copë të mirë të kësaj edhe klientit”.
Shqiptarët kanë ndikuar thellësisht në prodhimin, përdorimin dhe ekonominë e kokainës. Që nga viti 1990, droga është më e lira që ka qenë ndonjëherë në Britani dhe më e pastra për një dekadë, duke shkatuar një rekord të vdekjeve.

Mbretëria e Bashkuar ka numrin më të lartë të përdoruesve të drogës në Europë.
Rivalët e bandave shqiptare si Hellbanianz hasën tepër vështirësi për shkak se kishin një produkt më inferior me një çmim më të lartë. Ata u detyruan të blinin drogë prej Mafias Shqiptare.
Saggers u shpreh: ” Ata kanë treguar se nuk duhet të jeni lakmitar për të dominuar tregjet e drogës. Ata shkuan në rrugën e çmimeve të qëndrueshme duke patur dhe një cilësi të mirë të produktit”.

Për të patur edhe më tepër sukses, shqiptarët duhet të kontrollonin Portet e Europës. Për ta bërë këtë duhet të bashkëpunonin me “Ndrangheta”, mafia italiane më e fuqishme dhe e globalizuar, e cila kontrollon tregtinë e kokainës në Europë.
Ka dëshmi se shqiptarët kanë formuar aleancën më të fortë me “Ndranghetat”. Sipas disa burimeve, mafia italiane i konsideron shqiptarët si të barabartë.
Saggers u shpreh: “Ka një lidhje të fortë tashmë mes mafias italiane dhe asaj shqiptare.Shqiptarët po punojnë me ta, jo në konkurrencë ndaj tyre. Plus historikisht italianët kanë kontakte të mira në Amerikën Latine”.

LEXO EDHE:  FOTO/ "Shpërdanin kokainë dhe qarkullonin me armë", kush janë dy shqiptarët që ngritën në këmbë policinë britanike (Emrat)

Rotterdami i Hollandës është porti më i madh në Europë me 8 milionë kontenierë të cilët kalojnë përmes tij çdo vit. Shumë prej tyre arrijnë direkt përmes rrugës “kolumbiane” përpara se të kalojnë në Harwich në Essex ose në Hull.
Porti i dytë më i zënë është ai i Antwerp në Belgjikë, i cili lidhet me portin Thames të Tilburit, 15 milje larg territorit të Hellbanianz.

Në total portet belge dhe holandeze, punësojnë 240.000 punonjës, të cilët sipas inteligjencës policore, punojnë për “Ndrangheta” dhe për Mafian shqiptare.
Sipas Saggers, kjo i jep mafias shqiptare kontroll dhe akses të kokainës në porte.
Një burim i NCA-së tregoi se Belgjika dhe Holanda janë pikat kyçe të konsolidimit dhe trafikimit të mallrave të paligjshëm dhe se grupet shqiptare po zgjerojnë ndikimin e tyre në këto vende.

Anna Sergi, lektore në fushën e “Kriminologjisë” në Universitetin e Essex, e cila është specialiste e lidhjeve të mafias, ka konfirmuar bashkimin e forcave të grupeve kriminale të Italisë së Jugut me ato shqiptare.

“Kurdoherë që Ndrangheta dërgon mallra, ata bashkëveprojnë me shqiptarët”, u shpreh ajo.
Pika më e vështirë për transportimin e drogës nga kontrabandistët është pjesa e hyrjes në port.

Ndranghetat i kanë besuar pikërisht këtë pjesë shqiptarëve.
“Ju keni nevojë për njerëzit më të aftë për ta nxjerrë drogën nga porti. Nëse jeni të zotë në lëvizjen e gjërave, atëherë qëndroni përpara konkurrentëve tuaj, dhe shqiptarët janë të mirë për këtë” u shpreh Sergi.

Megjithatë, edhe shqiptarët që qëndrojnë në hallkat më të larta të kësaj industrie janë kapur ndonjëherë.
30-vjeçari Klodjan Copja, i cili drejtoi një sindikatë importesh të kokainës me vlerë 60 milionë paund u burgos në vitin 2017, pasi korrierët e tij u kapën duke marrë kamionë të ngarkuar me drogë që kishin mbërritur në Kent.

Një tjetër aspekt që i dallon bandat shqiptare është se ata nuk krijojnë konflikte me bandat e tjera, por dinë të zhvillojnë marrëdhëniet mes tyre. Liverpool është i vetmi qytet në Angli që nuk kontrollohet nga bandat shqiptare, pasi janë bandat kriminale të qytetit që e ruajnë me xhelozi pushtetin e tyre në këtë qytet.

Shqiptarët njihen në qarqet kriminale si të sofistikuar, profesional dhe si njerëz që e mbajnë premtimin. Ata arrijnë gjithmonë ta shpërndajnë porosinë.

Kjo ka të bëjë shumë me kodin shqiptar të “besës”, për të mbajtur premtimin. Sipas Sergit, reputacioni i shqiptarëve duhet parë edhe prej kodit të “Kanunit” , të së drejtës për t’u hakmarrë: “Gjaku duhet të paguhet me gjak”.

“Ti beson më shumë ata që janë të ngjashëm me ju”, u shpreh ajo. Ky koncept ka si qëllim që t’i mbajë marrëdhëniet e ngushta dhe t’i ruajë gjërat e brendshme.

Më pas brezi i ri nisi të bënte edhe video muzikore e t’i tregonte paratë e fituara sheshit, së bashku me ta erdhi dhe gjenerata e Hellbanianz.

Hellbanianz mblidhen rreth orës 9 çdo ditë në një vend pranë lokalit të natës “Kings Lounge”. “Ata janë të njëjtat fytyra që bëjnë të njëjtën gjë”, u shpreh njëri.

Disa mund t’i njohin fytyrat e tyre prej YouTube, ku Hellbanianz shfaqen me armë, femra të zhveshura e makina luksoze për të joshur të rinj të tjerë që t’i bashkohen.

Saggers u shpreh: “Tregu i shitjes me pakicë është mënyra për t’u pasuruar shpejtë. Nëse ata blejnë disa kg për pak mijëra dollarë, imagjinoni se sa para kthehen tek këta të rinj teka shesin 1 gramë kokainë për 40 paund”.

Para se llogaria e tyre e tyre e Instagramit të mbyllej në Nëntor, Hellbanianz kishin 115.000 ndjekës në Instagram.
Videoja “Hood Life”, në të cilën tregohet një pjesë e pasurisë së tyre është klikuar 7.5 milionë herë. Ata kërcënojnë rivalin shqiptar OTR. Në videon e fundit të tyre të postuar në tetor të vitit 2018, thuhet se ata janë gati për luftë.

Personat me shtetësi shqiptare janë të tretët të renditur sa i takon personave me shtetësi të huaj në burgjet britanike.

Rekrutimi i adoleshentëve dhe të rinjve në bandën Hellbanianz, e cila vazhdon të kryejë aktivitetin e saj të paligjshëm në Britani, nuk ka qenë asnjëherë më i thjeshtë se tani. /Lapsi