Gjatë prezantimit të pr/ligjit për mbrojtjen civile, kryeministri Edi Rama deklaroi se tashmë mbrojtja civile ka kaluar në tjetër nivel.

Sipas kryeministrit tashmë sfidë mbetet e përditshma dhe jo momenti kur shfaqet sfida.

“Hartimi i një baze ligjore ishte domosdoshmeri. Kemi një bazë të re të gatshme për miratim pas bisedimeve të nevojshme. Por përveç kësaj, kemi një trashëgimi të rëndë nga e kaluara që s’mund të adresohet menjëherë. Planet do të jenë të detyrueshme për emergjencat civile edhe për institucionet edhe për sektoret private. Ne nuk mund t’i hapim gropën vetes në përditshmëri dhe kur vjen furtuna ti themi shtetit na nxirr nga gropa”,- tha Rama.

Kryeministri shtoi se me këtë pr/ligj përafrohet legjislacioni me direktiva të BE.

“Duke shprehur bindjen se kemi përpara një kapitull të ri për të shkrur në Ministrinë e Mbrojtjes me preferkturat, bashkitë, komunitetet, ju them se këtë kapitull do ta shkrujmë me dinjitet. Shumë respekt pë ata që nuk i shohim në jetën e përditshme por që janë aty sa herë neve na rrrezikohet jeta, janë aty duke vënë në rrezik edhe jetët e tyre”,- tha Rama ndër të tjera.