Një foto vërtetë shqetësuese ka mbërritur tek redaksia jonë teksa shohim që për festën e sotme të Bajramit që nga dje në darkë heroi ynë kombëtar është mbuluar me disa tabela që shkruajnë në rreth festes se Bajramit dhe janë vendosur aty për besimtarët mysliman.

Por çfarë mund të themi për vetë heroin tonë ku në media i është bërë promocion prej ditë që ky vit do të jetë i tiji pasi përkon me 500 vjetorin e tij të vdekjes, madje edhe qeveria e re ka hedhur firmat e para për të. Epo mbase mund të jetë viti i tij por në festën muslimane ai nuk e ka këtë ditë pasi u mbulua nga besimtarët për një qëllim, 1 foto që kishte dalë në internet disa kohë më parë ku besimtarët i cilësonin si turq që përuleshin para Skënderbeut edhe pas 500 vitesh.

E vërtetë komentimi i asaj fotoje mund të ishte mënjanuar por ajo çka është bërë sot nuk duhej të lejohej nga Bashkia e Tiranës pasi në fund të fundit jemi të gjithë shqiptarë përpara se fetar të njërës fe ose tjetrës dhe nuk duhet të cënohet një hero kombëtar vetëm prej një shumice myslimane.