Rreth gjashtë anëtarë të një bande të gjerë kontrabandistësh pritet të dënohen me burg pas përpjekjes së dështuar për të futur në Britani dy shtetas me origjinë shqiptare të cilët u gjetën tek bagazhi i makinave të tyre.

Lee Anderson, 46 vjeç, dhe Jason Cowley, 44, janë arrestuar sëbashku me 3 persona të tjerë mes tyre dhe një fëmijë në mars të vitit 2015 në kufi me Francën. Disa muaj më vonë një makinë e drejtuar prej Gillian Barker, 47 vjeç, u ndalua prej të njëjtave njësi patrullimi ku edhe u gjetën dy shqiptarë të fshehur në bagazh.

Në këtë bandë ishte i përfshirë edhe një shqiptar i cili quhej Eduart Karaj, 39 vjeç, që jetonte në Icknield Port Road dhe u deklarua fajtor, pasi komplotoi për të shkelur ligjin e emigracionit të Mbretërisë së bashkuar dhe ka tentuar të fusë ilegalisht një person që vinte nga jashtë Bashkimit Evropian. 

Të arrestuarit e tjerë shqiptarë janë Ilir Hani 44-vjeç nga Malins Road dhe Vullnet Karaj, 41-vjeç prej Great Colemore Street dhe ky jetonte në Birmingham tek Great Colemore Street. Këta dy të fundit u dënuan për të njëjtën vepër penale pas një gjyqi pesë ditor që u mbajt.