Janë mbyllur hetimet për këngëtarin Arkimed Lushaj ose i njohur ndryshe si “Stresi”.

Prokuroria e Tiranës ka dërguar dosjen në Gjykatë. Stresi u arrestua vjeshtën e lënë pas më 17 tetor, në zonën e Linzës në Tiranë, pasi u gjet i zhveshur i shtrirë në krevatin e një hoteli, ku ndodhej me një vajzë 20-vjeçe.

Ai u zu në befasi, ndërkohë që në dhomë iu gjet kok*inë dhe një 10 mijë lekësh i bërë gati për thithje. Po ashtu reperit iu gjet edhe pistoleta që mbante me vete.

Stresi akuzohet për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” si dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Stresi nuk apeloi për ndryshimin e masës së sigurisë, pasi nuk ka besim te drejtësia shqiptare.

Ndërkohë në përgjimet e Prokurorisë, rezulton se Stresi ka telefonuar grupin e Bajrajve dhe u ka kërkuar ndihmë.

Ndërsa babai i tij, ish-trupëroja eSali BerishësSali Lushaj, e quajti arrestimin e Strsit një komplot për hakmarrje.