Vendimi i qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit ka shkaktuar shumë polemika në mbarë opinionin publik, nëse vërtetë janë mbyllur apo funksionojnë akoma. 

Në lidhje me çshtjen në fjalë ka reaguar dhe Këshilltari Ekonomik i Partisë Demokratike Dorian Teliti i cili ka lëshuar një paralajmërim të fortë duke deklaruar se Lojërat e fatit sipas tij nuk do të mbyllen por do të jepen me koncesion nga qeveria. 

I ftuar në studiot e televizionit Fax News Teliti është shprehur se ndonëse ka një rritje ekonomike, ajo është thjeshtë statistikore por jo cilësore, pasi sipas tij sot jemi të fundit në rajon për thithjen e investimeve.    

Më tej gjatë fjalës së tij Teliti nuk ka ngurruar të akuzojë dhe kryeministrin Rama duke e akuzuar këtë të fundit se nuk i ka mbyllur lojërat e fatit por i ka shtetëzuar ato. 

Pyetja që duhet të ngremë është: Nuk do të ketë lojra të fatit apo u shtetëzuan ato.

Po të shohim ligjin e mëparshëm, ishte për eliminim total të lojrave të fatit, por në komision të ekonomisë dhe në seancën plenare nuk i miratua mbyllja totale, por shtetëzimi i tyre. Nëse Rama do të vazhdojë të jetë në qeveri, për të cilën jam i sigurtë që nuk do të ndodhë, por edhe sikur, ju garantoj se do të jemi sërish në këtë studio ku do të flasim për një tjetër koncesion PPP, këtë herë për lojërat e fatit.

LEXO EDHE:  PD: Kryeministri Rama favorizon biznesmenë me të ardhurat e Universitetit!

Pra ata nuk janë eleminuar por po shtetëzohen”,- ka thënë Teliti për Fax News.