Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar thirrjen për ndihmë të një qytetari nga Derveni i Fushë Krujës.

“Situatë alarmante në Fushë Krujë. Qytetari kërkon mbylljen e portave të Bovillës pasi po u përmbyten shtëpitë!”, shkruan Berisha.

Sali Berisha e ka përfunduar postimin duke dhënë mesazhin e plotë të qytetarit të tij, ku deklaron se nuk ka pasur ndërhyrje nga forcat e Emergjencave Civile.

Njoftimi i qytetarit:

 

“Doktor Berisha pershenndetje,
Katastrofe ne Derven te F.Krujes.Lum kalon mbi autostrade,po’ vershon drejt shtepive te fshatit.
Asnje nderhyrje nga emergjencat civile,per 10 m thase me rere gjithe kjo.
Lutem kerkoni mbylljen e portave te Bovilles
E.L.
F.Kruje”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook