Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin bregdetar të Durrësit, ku një tjetër turist është bërë viktim e detit. Turisti është një shtetas sllovak rreth 66-vjeç dhe sipas burimeve të policisë shtetasi sllovak Beres S., është mbytur në det pasditen e së premtes.

Ai është gjetur në bregun e plazhit të Golemit ndërsa pas ngjarjes policia ka marr në pyetje bashkëshorten  e viktimës e cila ka pohuar se viktima kishte konsumuar një sasi të madhe alkoli dhe më pas është futur në det për të notuar. 

 

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 21.07.2017, rreth orës 19:45, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një shtetas pa ndjenja në bregun e plazhit të Golemit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Nga verikimet paraprake ka rezultuar se ka ndërruar jetë shtetasi sllovak : – Beres S.,66 vjeç. Sipas deklarimeve të bashkëshortes, shtetasi i mësipërm ka konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe është futur në det për të notuar. Nga verikimet paraprake nuk rezulton të këtë shenja dhune. Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.