Xhamia e Namazgjasë po ndërtohet nga Drejtorisa e Çështjeve Fetare të Turqisë dhe Fondacionit Diyanet (TDV) në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, do të hapet për besimtarët në fund të këtij viti, njoftoi TDV, transmeton Anadolu Agency (AA).

Thuhet se tashmë kanë përfunduar 70% të punimeve të xhamisë, themelet e së cilës u hodhën në vitin 2005 me pjesëmarrjen e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, dhe se ajo do të ketë epitetin e xhamisë më të madhe të Ballkanit.

Xhamia thuhet se ka qenë ëndërr 100 vjeçare e muslimanëve të rajonit dhe planifikohet të hapet në fund të këtij viti.

10.000 besimtarë do të mund të falin namazin në të njëjtën kohë

TDV tha se xhamia, e ndërtuar në vendin e njohur si “Namazgjaja”, përfshin një sipërfaqe prej 10.000 metrash dhe ka kapacitet për 5.000 besimtarë, ndërsa së bashku me hapësirat e jashtme, 10.000 besimtarë do të mund të falin namazin në të njëjtën kohë.

Xhamia e Namazgjasë tashmë është shndërruar në një nga simbolet e Tiranës. Ajo po ashtu do të përfshijë bibliotekën, qendrën kulturore, parkingun, kursin e Kuranit, sallën e ekspozitave, mensën dhe sallën e konferencave, kurse krahas saj do të ndërtohet një muze i quajtur “Muzeu i Bashkëjetesës”.

Xhamia synon të plotësojë në masë të madhe nevojat e muslimanëve për faltore, duke shtuar se ajo është projektuar si një strukturë e cila ndërthur traditën dhe teknologjinë bashkëkohore të ndërtimit me arkitekturën osmane klasike e cila është e pranishme në Ballkan.

LEXO EDHE:  Fiter Bajrami, Rama uron besimtarët myslimanë me këto pamje (FOTO)