Policia italiane arrestoi një 22-vjeçar shqiptar në Milano, pasi u kap me 22 gramë kokainë.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari kishte fshehur një dozë në xhep, ndërsa dy të tjera në makinë, e cila ishte në pronësi të një gruaje. Policia ndaloi makinën Fiat Bravo, me të cilin shqiptari ishte duke udhëtuar.

Mirëpo, ai u shfaq i tensionuar dhe i shqetësuar dhe kljo bëri që karabinierët të ushtrojnë kontroll në automjet. Policia e shtetit fqinj gjeti 50 gramë heroinë.

Hetuesit janë duke provuar raportin që ekzistonte mes djalit të ri shqiptar dhe gruas që kishte automjetin në pronësi, për të zbardhu ngjarjen e plotë.