Nje i ri ka rene ne pranga, pasi udhetonte në linjën e transportit publik me armë zjarri me vete. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se arrestimi i shtetasit me inicialet K. M., 19 vjeç, u bë pas sinjalizimit të qytetarëve.

Ndërkohë që me të u kap dhe një i ri tjeter, për moskallëzim krimi, shtetasin me incialet K. M., 19 vjeç, lindur dhe banues në Bërzhitë. Të njëjtat burime sqarojnë se në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një pistoletë me krehër me fishekë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Këta dy shtetas ndërsa po udhëtonin me linjën e transportit publik Tiranë-Vorë, janë vënë re nga qytetarët se njëri prej tyre kishte armë zjarri me vete. Pas njoftimit që qytetarët kanë bërë në sallën operative, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Vorës” është bërë ndalimi dhe kontrolli i dy shtetasve nga shërbimet e Policisë Vorë. Gjatë kontrollit, shtetasit K. M., 19 vjeç (lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë), i është gjetur një armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”, thuhet ne njoftimin e policise.