Zodiaku nuk merr në analizim çfarë ndodh me shenjat gjatë ditës, muajit apo vitit. Astrologët janë marrë së fundmi me lidhjen mes shenjave të horoskopit dhe mëmësisë…

Dashi
Dashi nënë është një femër e fuqishme dhe plot vetëbësim. E patrembur, por me një tendencë për të patur shpërthime zemërimi ose paniku. Duan fëmijët dhe para tyre nuk vendosin askënd.

Demi
Demi nënë është një tip punëtor, i qetë, stabël dhe me një gusto të hollë. E keqja e Demit është se bie gjithmonë pre e materializmit.

Binjakët
Nëna Binjake është një nënë e dashur, unike, kreative dhe gjithmonë me diçka të re. Është kontradiktore dhe ndonjëherë e paqëndrueshme në edukimin e fëmijëve.

Gaforrja
Gaforrja nënë është e devotshme dhe e ndjeshme. I mbron më tepër sesa duhet fëmijët, është xheloze dhe frikacake.

Luani
Ajo e cila i duhet çdo fëmije është një nënë e shenjës së Luanit. Di të jetë argëtuese dhe ka një vetëbesim të lartë. Është numër 1 në udhëheqje dhe ka lindur për të qenë sunduese. Por ka tendencën për të ekzagjeruar problemet dhe është më tepër energjike sesa duhet të jetë në të vërtetë.

Virgjëresha
Virgjëresha si nënë është e organizuar dhe totalisht e fokusuar në mirëedukimin e fëmijës. Tendenca e saj për të paragjykuar gjithçka dhe këdo është një e metë.

Peshorja
Nënat e shenjës së Peshores janë të rafinuara, me shije të mirë dhe shumë të duruara. Por ato shpesh janë të paqëndrueshme dhe joshen lehtë nga vanitetet.

Akrepi
Fuqia, vullneti, elasticiteti dhe intuita, janë pikat e forta të nënave të shenjës së Akrepit. Megjithatë, ato kanë tendencën të jenë tepër kontrolluese, gati obsesive, paranojake dhe joemocionale.

Shigjetari
Me një shpirt aventure dhe humor, nënat e shenjës së Shigjetarit janë të zgjuara dhe shohin në perspektivë. Por ato janë gjithashtu të paduruara, i thonë gjërat troç edhe pse mund të lëndojnë dikë dhe janë më shumë spontane nga ç’duhet.

Bricjapi
Nënat e shenjës së Bricjapit do të këmbëngulin tek vlerat tradicionale, planifikimi dhe struktura,. Ato janë të qëndrueshme dhe të durueshme por shpesh tentojnë të jenë të shqetësuara dhe në ankth, pesimiste dhe dyshuese.

Ujori
Nënat e shenjës së ujorit janë mendjehapura, rinore dhe origjinale. Por kur vjen puna tek vendosja e kufijve, shpesh nuk është pika e tyre e fortë dhe kanë tendencën t’i japin fëmijëve më shumë liri se ç’duhet. Gjithashtu ato e teprojnë me dramat.

Peshqit
Nënat e shenjës së Peshqve janë tepër të dhembshura kreative dhe me një imagjinatë të pasur. Megjithatë, ato dinë shpesh të tregohen manipuluese, kryeneçe dhe të paqëndrueshme.