Në datën 1 janar media belge ‘Lecho.be’ i ka dedikuar një artikull të gjatë situatës së kanabisit në Shqipëri të cilin e titullon: “Shqipëria, një vend i kanibalizuar nga kanabisi”.

Në artikullin e saj shkruhet: “Duke e konsideruar si një shtyllë të “stabilitetit rajonal”, Shqipëria e Kryeministrit Edi Rama ka qenë prej kohësh një “nxënës i mirë evropian” në Ballkan. Megjithatë, që nga viti 2014, prodhimi i drogës dhe trafikimi kanë shpërthyer.

Aty u shkatërrua “kryeqyteti evropian i kanabisit” me fitime që shkonin në 4.5 miliardë euro, ose sa një e treta e PBB-së së Shqipërisë. Ky operacion shumë i publikuar kishte pasoja të padëshiruara: prodhimi u përhap shpejt në të gjithë vendin. Sipas të dhënave nga Guardia di Finanza, 753,000 bimë u shkatërruan në vitin 2016, kundrejt 46,000 në vitin 2014 dhe ekspertët pajtohen se shkatërrimi prek një mesatare prej vetëm 10% të zonave të kultivuara.

Fshatarët braktisin tokat e tyre masive, duke preferuar të punojnë në këto plantacionet ku marrin 20 euro në ditë, pothuajse trefishin e pagës mesatare. Në fakt, prodhimi pastaj eksportohet masivisht në Itali dhe, në një masë më të vogël, në Greqi”.

Më tej theksohet se kanabisi cilësohet si një “luftë e vjetër” mes dy partive kryesore, PD dhe PS:
“Kultivimi i kanabisit është një histori e vjetër, e cila ka qenë gjithmonë shumë politike, ndërkohë që vendi karakterizohet nga një rivalitet i fuqishëm ndërmjet Partisë Demokratike (PD) dhe Partisë Socialiste (PS). Dy grupet kryesore kanë secilën fusha rajonale të vendosura mirë të ndikimit”.

“Lecho” përmend dhe emrat si Habilajt dhe Orest Sotën, lidhjen e tyre me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

LEXO EDHE:  Alarm i fortë nga Holanda, qëndër botërore e "gjigandëve" të prodhimit të drogave sintetike

“Në nëntor, Moisi Habilaj, një kushëri i ish-ministrit të Brendshëm, i akuzuar për drejtimin e një bande te trafikut masiv të armëve dhe drogës është arrestuar ne Sicili. Sipas përgjimeve, Saimir Tahiri, i cili u shkarkua në pranverë, ka pasur marrëdhënie të ngushta me grupin. Shume shpejt rasti “Habilaj-Tahiri” u bë një skandal dhe kryeministri Edi Rama ishte i dyshuar se ka mbyllur sytë mbi këtë trafik dhe më e keqja ta ketë kontrolluar atë.

Prokurori i Përgjithshëm i bëri thirrje për arrestimin e Saimir Tahirit, për të cilin kolegët e tij socialiste refuzuan të heqin imunitetin e tij parlamentar, pavarësisht nga zbulimi në fillim të nëntorit, i dy patentave detare me emrin e tij dhe 863,000 euro në para të gatshme në bordin e makinës së fëmijës se një kontraktori pranë PS”.

Gazeta shkruan për stoqe të mëdha me drogë në Shqipëri dhe e justifikon heshtjen e ndërkombëtarëve për këtë problem me nevojën për të ruajtur stabilitetin në rajonin e Ballkanit.

“Pavarësisht nga rritja e problemit, qeveritë perëndimore kanë preferuar të heshtin për të shmangur dobësimin qeverinë se Edi Ramës, pasi shihet si një garantues i “stabilitetit rajonal”, sidomos në çështjen e shqetësimit kryesor të Kosovës në Ballkan për Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Artikulli mbyllet duke argumentuar se bandat shqiptare e kanë shtuar aktivitetin e tyre kriminal, duke u orientuar tashmë drejt drogave të forta, si kokaina dhe heroina. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook