Sali Berisha citon titullin e gazetës prestigjoze franceze “Figaro”, të cilët i kanë kushtuar një artikull qeverisë së Edi Ramës.

Sipas tyre Shqipëria mban kampion për numrin e kërkesave shumë të larta për azil. 

Kjo ka sjellë shqetësim për shtetin Francez ku e cilëson fajtore qeverinë Rama që ka ngritur në maja korrupsionin dhe kriminalizimin e vendit tonë.

Statusi i Sali Berishës në facebook:

““Vend i tmerreshem nga korrupsioni”! 
“Qeveri narkotrafike”!
“Shqiperia kampion per kerkesat per azil”!
Keto shkruan gazeta me e madhe franceze!

Nje titull gazete qe nuk eshte pare kurre qe nga koha e Enver Hoxhes! Kjo eshte merita e Edvin Kristaq Rames

Lexoni shkrimin e meposhem te gazetes “Figaro”. sb

Le Figaro’ për Tiranën: Vend i tmerrshëm nga korrupsioni, ka qeveri narkotrafiku 
15:07, 15/12/2017

Media franceze godasin sot fuqimisht qeverinë e Edi Ramws për shqetësimin që ka krijuar Shqipëria me numrin më të madh azilkërkuesve. Rreth 20 për qind e të gjithë azilkërkuesve vijnë nga vendi kandidat i BE për shkak të “varfërisë, papunësisë, korrupsionit dhe klientelizimit…”.
Vendi drejtohet nga një qeveri e narko-trafikantëve që e ka kthyer vendin në një Kolumbi të Europës…
****

Ministri i Brendshëm i Francës ndodhet sot në Tiranë për ti paraqitur Kryeministrit Rama shqetësimin e madh që ka Franca me Shqipërinë, sepse 20 për qind e azilkërkuesve në Francë janë shqiptar. Ky lajm zë vend në të gjithë mediat dhe portalet franceze.
Gazeta e madhe Le Figaro shkruan se Shqipëria është vendi kampion për sa i përket numrit të azilkërkuesve. Në të shkruhet se “shqiptarët e rrallë që kalojnë filtrin për të fituar statusin e azilit në Francë janë ata që kanë dhënë prova se “janë të viktima të persekutimit”…”.
Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria, sipas Figaro, ka arritur në 2017 mbi 7000 vetë, një rritje me 135 për qind krahasuar me 2016.

LEXO EDHE:  FOTO/ Rama mungon në foton zyrtare të Samitit të Podgoricës, Berisha zbulon arsyen: U përjashtua për shkak të atleteve

Qëllimi i vizitës së Ministrit të Brendshëm është “për të rregulluar njëherë e përgjithmonë me Tiranën zyrtare çështjen e migrimit, të këtij vendi me 2,9 milion banorë, që s’është me i madh se Bretanja dhe nga i cili kanë emigruar 1/3 e popullsisë për tu vendosur në Europë. Ministri francez do të kryejë një vizitë maratonë dyditore në kryeqytetin e këtij vendi të tmerrshëm, të minuar nga opinionet për korrupsion….””

http://www.lefigaro.fr/…/01016-20171214ARTFIG00264-les-alba…

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook