Simboli kombëtar i Shqipërisë mesa duket po shkon drejt zhdukjes.

“Shpendi fisnik po zhduket për shkak të gjuetisë së pakontrolluar”, shkruan media prestigjoze franceze AFP.

Shumë pranë Tiranës, rreth 30 kilometra larg një shqiponjë shitet në rrugë për vetëm 7,000 – 10,000 lekë, (55 deri në 85 euro).

Megjithëse shqiponja është një shpend i mbrojtur, gjuetia ndaj tij nuk njeh të ndaluar.

Eksperti Mirjan Topi thotë se numri i këtyre shpendëve është reduktuar në mënyrë të tmerrshme.

Ai tha se 25 vjet më parë ishin rreth 200 çifte shqiponjash të arta, por tani kanë mbetur më pak se gjysma.

Shqipëria ka vendosur një moratorium gjuetie në vitin 2014, për të ndaluar së paku 3 mijë gjahtarë italianë, që kanë vrarë në Shqipëri mbi 150 mijë zogj.

Por efiçenca e këtij moratoriumi mbetet e limituar, shkruan agjencia.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook