Pas kronikës së transmetuar nga televizioni shtetëror RAI2 për bizneset e drogës të investiguara në Shijak aty ku ku “tregtohen” votat në këmbim të parave të trafikut të drogës, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili.

Në një dalje për shtyp Vasili deklaroi:

“Rai 2 hedh dritë dhe jep dëshmi të reja për blerjen e votës në vitin 2017 nga krimi i organizuar që mbështetet nga qeveria. Narkoshteti bleu zgjedhjet e vitit 2017 dhe do të blejë sërish zgjedhjet e ardhshme. Këtë konfirmon krimi i organizuar. Edi Ramën e mban çdo sekondë në pushtet krimi i organizuar të cilët e kanë vënë atje që të mbulojë aferat e tyre dhe të grabisë shqiptarët. Ka një pyetje që e ngre dhe RAI për dosjen 339.

Pse kanë frikë të ecin përpara me këtë dosje? Çfarë shantazhesh personazhet e dosjes i bëjnë njëri tjetrit? Çfarë të vërtetash tronditse kanë për njëri tjetrin. RAI2 konfirmon që dosja mbahet e bllokuar. Sot i tërë populli shqiptarë së bashku me opozitën janë vendosur në një krah dhe në krahun tjetër ndodhet një Kryeministër mbështetur nga kriminelët. Sfidën e ka fituar dhe e fiton populli. Çdo sekond i kaluar do jetë shkatërrimtar për Ramë. Shqipëria është e jona dhe nuk e vjedh dot Rama me dosjen 339”, përfundon Petrit Vasili.