Një mega-operacion i koduar me emrin “Vele”, është realizuar nga autoritetet italiane paraditen e ditës së djeshme, ku rreth 19 persona kanë rënë në prangat e karabinierëve, 3 prej të cilëve shteta shqiptarë. 

Në këtë operacion u përfshinë mbi 100 efektivë dhe një helikopter, ku u zbatuan 16 urdhër-arreste me burg të lëshuara nga prokuroria Antimafia dhe të firmosura nga gjykata e Leçes,ndërsa banda ka lidhje me klanin famëkeq të “Sacra Corona Unita”.  

E përditshmja italiane “Corriere” ka raportuar se pjesë e kësa bande ishin dhe 3 shqiptarë përkatësisht: 

Eltian Isufaj, 30 vjeç, me banim në kampin e romëve “Panareo” në Leçe Soni Hajdari, 28 vjeç, me vendbanim të njëjtë dhe aktualisht nën arrest shtëpiak dhe Krenar Skëndaj 46 vjeç, aktualisht pas hekurave në Campobasso.  

Por kush janë 3 shqiptarët, anëtarë të bandës?

Eltian Isufaj rezulton një emër i palakuar më herët nga mediat italiane. I dyti, Soni Hjadari, rezulton i ndaluar në vitin 2016 po në Leçe pasi është kapur me 16 doza kokainë.

Ndërsa emri i Krenar Skëndaj shfaqet në disa raste, në raportimet e kronikës së zezë në Itali.

Qershorin e vitit të kaluar, mediat italiane raportuan seSkëndaj u dënua me gjykim të shkurtuar me 3 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

Ai u arrestua gjatë një operacioni policor në bashkëpunim mes policisë italiane  dhe asaj shqiptare, në mars të atij viti, kur u sekuestruan 500 kg marijuanë. Skëndaj bashkë me një tjetër person, ishin në bordin e një gomoneje që nisej nga Shqipëria.