Në Meksikë, kryeqyteti i të cilës njeh herë pas here nivel të lartë ndotjeje, një pemë artificiale që absorbon ndotjen, në sajë të veprimit të mikroalgave të vendosura në brendësi, pastron ajrin.

“Ky sistem thith ndotjen dhe funksionon menjëherë me një proces biologjik me imazhin e një peme të vërtetë”, theksoi Jaime Ferrer, bashkëthemelues i Biomitech, origjina e këtij projekti.

Quajtur “Biourban”, kjo strukturë metalike, katër metra e gjatë, e krijuar me cilindra, riprodhon procesin e fotosintezës së një peme 365 ditë në vit.

Kjo kompani, krijuar në vitin 2016, siguron që secila prej këtyre pajisjeve të jetë e barabartë me 368 pemë të vërteta.

‘“Pemët’ metalike janë plotësisht në natyrë”, shtoi Jaime Ferrer, sepse ato mund të vendosen në zona me densitet të fortë urban, të vështira për t’u pyllëzuar.

“Ato mund të vendosen gjithashtu në vende të mbushura me këmbësorë, automjete, biçikleta dhe transport publik ku është e pamundur mbjellja e një hektar pemësh”, deklaroi ai.

“Pema” e parë u vendos në Puebla, një prej qyteteve kryesore të Meksikës, në një zonë të këtij lloji, në afërsi të një universiteti.

“Është interesante që të jetë teknologjia që i vjen në ndihmë mjedisit, sepse tashmë është urgjente”, theksoi Maria Hose Negrete, një studente 21-vjeçare.