Elvana Gjata, këngëtarja shqiptare kohëve të fundit nuk është “ndier” pas ngjarjes që ndodhi. Por këngëtarja me sa duket po përgatitet për diçka speciale, për fansat e saj që ndodhen jashtë Shqipërisë.

Një faqe online ka publikuar biletat për koncertet e artistëve, ka publikuar shtatë datat kur do të performojë këngëtarja shqiptare në vende të ndryshme të SHBA-ve dhe të Mbretërisë së Bashkuar. Më 12 dhe 13 prill, Elvana pritet të mbajë dy koncerte në Angli, i pari në Mançester dhe i dyti në Londër.

Biletat në varësi të vendeve kushtojnë nga 44 në 71 dollarë, ndërsa për datën e dytë të koncertit numri i biletave është i limituar.

5 koncertet e tjera janë në Amerikë, nga data 2 deri në 9 maj, saktësisht në: Los Angeles, Asbury Park, New York, Philadelphia, Michigan.

Axhenda e këngëtares për 2019 nuk mbaron me kaq, pasi këngëtarja është pjesë e listës së personazheve që do të performojnë në festivalin 3-ditor “Camp Bestival 2019”, që do të mbahet në datat 25-28 korrik.

Në heshtje këngëtarja ka vendosur që të organizojë turneun e saj dhe të surprizojë fansat e saj.