Ekspertët e faunës në SHBA, janë habitur tej mase nga një kafshë e ngjashme me ujkun që u vra nga një fermer në Montana.

Mësohet se fermeri e qëlloi kafshën misterioze javën e shkuar, kur ajo ju afrua rrezikshëm bagëtive të tij.

Pasi inspektuan kafshën me kujdes, ekspertët amerikanë thanë se nuk janë në gjendje të përcaktojnë specien e saj. Ata u shprehën të sigurt se nuk është një ujk, pasi dhëmbët i ka më të shkurtër, putrat e përparme tej mase të vogla, ndërsa kthetrat shumë të mëdha.
Për më tepër edhe forma trupore dhe pellushi nuk i ngjajnë atyre të ujkut. Ekspertët thonë se bëhet fjalë për një femër dhe vetëm pasi të merren rezultatet e ADN-së pas disa javësh do të ketë më shumë të dhëna për të përcaktuar se për çfarë kafshe bëhet fjalë.

Pasiguria e ekspertëve sigurisht që i ka hapur rrugën teorive nga më të ndryshme online, ndërsa me mijëra njerëz kanë dhënë opinionin e tyre se bëhet fjalë për një njeri-ujk, një ari i vogël apo një i afërm i Këmbëmadhit misterioz. Megjithatë, duket se një nga teoritë më të preferuara online është ajo e njeriut qen.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook