Kompania më e famshme gjermane e prodhimit të automjeteve, Mercedes Benz është duke e bërë edhe më luksoz modelin e ri Maybach S-Class.

Maybach i ri do të debutojë muajin e adhshëm tek “Geneva Motor Show”. Makina luksoze ka një grilë të ristilizuar, disqe 20-inç dhe aksesorë shtesë brenda.

Veshja e brendshme e mjetit do të ketë kombinime të reja ngjyrash që i ofrohen klientit, si: kafe e hapur dhe e zezë apo savan beige me të zezë.

Gjithashtuofrohen disa ngjyra për mjetin luksoz, si: ngjyrë ari, gri dhe platin së bashku me një paketë të re Designo Magnolia.

Daimler raporton se ka shitur tashmë mbi 25,000 modele Maybach S-Class në mbarë botën që nga fillimi i tyre tre vjet më parë. Vitin e kaluar, një në çdo dhjetë modele S-Class u porositën me specifika të Maybach.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1092″ sortorder=”10277,10276,10278,10275,10274″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook