Shkrimtari i famshëm Salman Rushdie ka reaguar pas vlerësimit me Çmimin Nobel të austriakut Peter Handke.

Rushdie, fitues i një sërë çmimeve të rëndësishme ndërkombëtare, autor i romaneve tepër të vlerësuara si “Fëmijët e mesnatës” dhe “Psherëtima e fundit e Arapit”, ka qenë ndër të parët shkrimtarë që ka kritikuar hapur qëndrimet e Peter Handke pro politikave shoviniste dhe masakrave serbe.

Në rrjetin social Tëitter, Salman Rushdie përkrah një sërë personalitetesh dhe institucione që janë shprehur kundër çmimit Nobel në Letërsi për Handke.

Ndër to është edhe “PEN AMERICA” që shpreh “zhgënjimin e thellë” për vlerësimin e Handke.