Mero Baze,  një nga botuesit e njohur, është i ftuar në emisionin “Të Ekspozuarit” të Ylli Rakipit në News24, ku u shpreh se ai beson se në vendin tonë ka më shumë se katër klane mafioze.

“Mafia me e madhe në Shqipëri janë grupet e bizneseve me politikën. Mua më duket më shumë se katër grupe, Shqipëria ka një bashkëjetesë të gjatë të grupeve me politikën, por mafia më e madhe në Shqipëri është biznesi i lidhur me politikën. Grupet kriminale nuk duhet ti kërkojmë te banditët ordinere, por te grupet e biznesit. Këta bëjnë grupet reale. Influenca e atyre grupeve mbaron nëse politika u jep shenjat që nuk i mbron. Deklarata e ambasadorit amerikan janë më shumë deklarata për drejtësinë, pra është retorika për reformën në drejtësi, pasi SHBA, e ka kalë beteje”, u shpreh Mero Baze.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook