Një shtëpi është përfshirë nga flakët në lagjen Kalithea të Athinës.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se nga zjarri janë lënduar dy binjakë shqiptarë të moshës 5-vjeç.

Mediat greke raportojnë se në momentin e rënies së zjarrit binjakët kanë qenë të vetëm në shtëpi, pasi nëna e tyre ishte në punë.

Fëmijët janë transportuar në spital, nga ku mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkohë policia helene po heton për zbardhjen e rrethanave.