Ambasadori i OSBE-së Bernd Borschardt është pritur me protesta në pjesëmarrjen e tij në një aktivitet në Tiranë gjatë mëngjesit të sotëm për median.

Një grup të rinjsh që kanë qenë në sallë i kanë shpalosur pankarta të ndryshme ku shkruhej: “Ai që nxjerr gishtin nuk duhet të japë leksione për mediat” ose “Ik në shtëpi, merre dhe gishtin me vete”.

Të rinjtë protestuan ndaj ambasadorit të OSBE-së pasi ai kishte ngritur gishtin e mesit ndaj banorëve të Unazës së Re disa ditë më parë teksa këta të fundit kërkonin lirimin e disa të afërmve të tyre para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Rastësisht, Borschardt kaloi aty ndërsa banorët reaguan. Kjo bëri që ambasadori të reagonte me gishtin e mesit, veprim për të cilin kërkoi ndjesë më vonë.