Një 11-vjeçar nga qyteti i Shtimes, Kosovë, është konsideruar i rrëmbyer pas zhdukjes.

Mbrëmjen e djeshme, ai është marrë nga një makinë, derisa familjes për lirimin e tij i janë kërkuar 50 mijë euro.

Xhaxhai i E.T., Xhevdet Tafa është shprehur se 11-vjeçari po luante me një djalë tjetër, kur është ftuar nga disa persona nga një makinë që po kalonte afër.

Sipas rrëfimit të djalit të xhaxhait, i cili ishte i pranishëm në momentin e rrëmbimit, kur E.T iu afrua makinës, ai u fut brenda me dhunë.

“E kanë thirr në emër disa persona në një veturë, ai është afruar pastaj e kanë marrë tek makina dhe e kanë futur brenda”, tregon Tafa.

Nga ai moment ata nuk kanë marrë lajme për djalin përveç një mesazhi ku kërcënoheshin me jetën e tij. “Nëse nuk ban 50 000 euro, E… mos e kerko ma”, thuhet në mesazhin që morën.

Tafa, i cili nuk jeton në Kosovë thotë se nuk kanë probleme me askënd. “Nuk di asgjë, unë nuk jetoj këtu”, theksoi ai.

Ngjarjen e kanë denoncuar në polici por nuk kanë dyshime se kush mund të jetë pas kësaj ngjarje.

Policia e Kosovës deklaroi se “kemi marrë informacion se rreth orës 20:00 një fëmijë i moshës 11 vjeçare është rrëmbyer.

“Policia është në fazën e verifikimit dhe hetimit të ngjarjes”, ka treguar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

LEXO EDHE:  POGRADEC/ Gruaja shpëton nga makthi i bashkëshortit, kjo është e vërteta e turpshme e veprimeve të tij në familje

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook