Një nga personazhet televizive që cilësohet më joshëse dhe tërheqëse në mediat rozë është pa dyshim moderatorja e njohur Einxhel Shkira.

Ajo është bërë shpesh pjesë e botës së medias, ku është shprehur se ky është pasioni i saj.

Moderatorja e njohur ka dhënë një intervistë në “Pop Culture” ku tregon se meshkujt shqiptarë janë të pangopur me seks. Ajo rrëfen se i kanë kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

“Shqipëria është akoma në ato stade që meshkujt nuk janë të ngopur me seks. Më ka ndodhur, dhe gjëja më e shëmtuar është që nuk kanë as stil ndoshta, as një mënyrë për ta kërkuar”, u shpreh moderatorja e njohur.

Einxhel shton më tej se kjo gjë ndodh rëndomtë, edhe pse femrat e tjera të njohura nuk e pranojnë hapur por në biseda me njëra-tjetrën tregojnë se bëjnë “një vesh shurdh dhe një sy qorr’ dhe të nesërmen shkojnë në punë.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”239″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook