Messi nuk po mendon për “Topin e Artë”, thotë se dëshiron që ta përfundojnë sezonin me një tjetër trofe, atë të Kupës së Mbretit.

Është favorit për ta fituar “Topin e Artë” për herë të gjashtë në karrierë, por Lionel Messi thotë se nuk është duke menduar për këtë.

Dëshira e tij është që të fitojë Kupën e Mbretit dhe të përfundojë sezonin me një tjetër trofe.

“Mund ta fitosh “Topin e Artë”. Çfarë do të thotë për ju? “Nuk mendoj, nuk e kam në kokë. Ende nuk po mundemi të këndellemi me atë që ndodhi në Liverpool, ose të paktën unë. Do të tentojmë të fitojmë finalen dhe të përfundojmë sezonin me një tjetër titull”, tha Messi.

Leo foli edhe për Ernesto Valverden, e do në Barcelonë.

“Dëshiron që Valverde të vazhdojë? Po. Dëshiroj që të vazhdojë. Gjithë këtë kohë këtu, mund të ju pëlqej apo jo se si luajmë, do të fitojmë sërish një dopietë, është diçka e madhe. Në këto dy vite kemi humbur dy ndeshje, Është e vërtetë se na kanë shënuar shumë, por pjesa tjetër është shumë mirë”, u përgjigj Leo, duke e mbrojtur Valverden.

Leo deri më tani ka shënuar 50 gola në 49 ndeshje dhe ka asistuar 22 herë për shokët e skuadrës. Me një fjalë, Messi ka kontribuar në 79 gola këtë edicion për Barcelonën.