Një mësuese në shkollën fillore në Kentucky të SHBA-ve është shkarkuar, është filmuar nga kamerat duke tërhequr zvarrë nëpër korridoret e shkollës, një djalë 8-vjeç me autizëm.

Pas publikimit të pamjeve ka reaguar ashpër edhe stafi i shkollës që e shkarkuan mësuesen, kurse pamjet e këtij momenti të sikletshëm i ka publikuar nëna e vogëlushit Angel Nelson.

Ajo gjithashtu ka pranuar se djali i saj ka probleme në të folur dhe ishte diagnostifikuar vite më parë me autizëm, PTSD dhe depresion.

Nelson ka akuzuar mësuesen Abrams për dhunën e ushtruar ndaj të birit, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore duke e tërhequr zvarrë.