Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme lirimin nga detyra të Leonard Demit, ambasador në NATO.

Kryeministri Edi Rama ka propozuar që në vend të tij të vendoset Visho Ajazi, i cili u dorëhoq nga kreu i SHISH.

Dekreti i Presidentit

D E K R E T

PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Leonard Demi, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 10677

Tiranë, më 05.12.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook