Ndër të tjera në studion e emisionit “Të paekspozuarit”, Meta ka folur edhe për projektin për ndërtimin e Unaazës së Re, të cilin e cilësoi si projekt krejtësisht jo transparent.

Gjatë fjalës së tij Meta gjithashtu shtoi se shpreson që të ketë transparencë me ardhjen e ministres së re në krye te ministrisë së Infrastrukturës.

“Prokuroria po e ndjek këtë proces. Unë kam qenë i ndjeshëm dhe kemi çdo ditë një demonstrim të banorëve për këtë çështje. Disa institucione nuk na kanë kthyer informacionet e duhura dhe do kem edhe një qëndrim për këtë. I gjithë ky projekt është jo transparent. Fillon me një projekt të filluar nga një kompani private. Nuk ka transparencë dhe garë. I gjithë procesi është jo transparent. Unë shpresoj qe të ketë lëvizje me ministren e re të Infrastrukturës. Ky projekt është në themel jo transparent. Ndryshimi i ministres shpresoj të sjellë transparencë”- deklaroi Presidenti Ilir Meta për gazetarin Ylli Rakipi.