Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qenë në mensatë në Thumanë bashkë me Zv.Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Fatmir Limaj dhe kanë takuar forcat speciale të Kosovës që po punojnë për nxjerrjen e të mbijetuarve dhe personave që kanë humbur jetën nga rrënojat.

Meta i ka falenderuar njësitet e specializuara nga Kosova dhe shkruan se kanë treguar kurajo të pashembullt.

“Në mesnatë, së bashku me Zv.Kryeministrin në detyrë të Kosovës, z.Fatmir Limaj, pata kënaqësinë të takoja në Thumanë, njësitë e specializuara të emergjencës së Kosovës që po ndihmojnë banorët e kësaj zone të dëmtuar shumë rëndë nga tërmeti.

I falenderova me mirënjohje për solidarizimin, profesionalizmin dhe gatishmërinë e lartë, si dhe për kurajon e pashembullt që po na dëshmojnë, duke na bërë krenarë të gjithëve! FALEMINDERIT KOSOVË E DASHUR!”, shkruan presidenti Meta.

Në mesnatë, së bashku me Zv.Kryeministrin në detyrë të Kosovës, z.Fatmir Limaj, pata kënaqësinë të takoja në Thumanë, njësitë e specializuara të emergjencës së Kosovës që po ndihmojnë banorët e kësaj zone të dëmtuar shumë rëndë nga tërmeti.I falenderova me mirënjohje për solidarizimin, profesionalizmin dhe gatishmërinë e lartë, si dhe për kurajon e pashembullt që po na dëshmojnë, duke na bërë krenarë të gjithëve!FALEMINDERIT KOSOVË E DASHUR!

Δημοσιεύτηκε από Ilir Meta στις Τρίτη, 26 Νοεμβρίου 2019