Në vijimësi të vizitës presidenciale në shtetitn Egjiptian Ilirr Meta ditën e sotme  u takua me përfaqësues të komunitetit të vjetër e të ri shqiptar të Egjiptit.

Presidenti Meta deklaroi se ndjehej krenar për kontributin e këtij komuniteti sidomos për historinë e Egjiptit, si për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare.

“Shqipëria dhe Egjipti, ndajnë kulturë, histori dhe miqësi, që duhet ta forcojmë dhe zgjerojmë edhe më shumë në të ardhmen. Ju mund të luani një rol shumë të madh në këtë drejtim”,-deklaroi Presidenti Meta.

Ndërkohë takimin me komunitetitn shqiptar në Egjipt, Meta e ka ndarë me të gjithë në facebook shoqëruar dhe me foto nga takimi.