Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur angazhimin për të mbrojtur të rinjtë nga përdorimi i drogës.

I pari i shtetit shqiptar i është bashkuar dhe njëherësh ka përshëndetur iniciativën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili ka deklaruar se duhet angazhim për të luftuar përdorimin e drogës.

Përmes një statusi në rrjetin social “Twitter”, Meta shkruan: Kënaqësi të ndjek Samitin e #USPres. @realDonaldTrump. Mbështetje e plotë për iniciativën e tij & adresuar efektivisht #WorldDrugProblem. Angazhim për të bashkëpunuar ngushtë në çrrënjosjen e drogës & mbrojtur të rinjtë e fëmijët nga ajo.