Gjatë ditës së nesërme, Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të nisë një vizitë shtetërore dy ditore në Mal të Zi, me ftesë të homologut të tij malazez, Milo Gjukanoviç.

Rrugët e Podgoricës si asnjëherë më parë janë veshur me flamujt kuq e zi në nder të Presidentit të Shqipërisë.

Këtë e vërtetojnë edhe këto foto të shkrepura sot në mbrëmje në Podgoricë, që tregojnë se këtë atmosferë kryeqyteti malazez, ku banojnë edhe shumë shqiptarë, nuk e ka provuar gjatë vizitave të mëparshme të personaliteteve më të larta shtetërore.

Mësohet se gjatë kësaj vizite, veç takimeve me krerët e lartë të Malit të Zi, Presidentit Meta do të vizitojë edhe qytetet e Tuzit, Tivarit dhe Ulqinit.