Presidenti Meta i përgjigjet pyetjes së gazetarit Ylli Rakipi se mos ndoshta egziston një përfshirje në konspiracion me Presdientin e Kosovës me vendimin e mosdekretimit të Gent Cakaj, duke akuzuar kryeministrin Rama për mos-bashkëpunim.

Meta, deklaroi se Rama duhej patjetër të konsultohej me Presidentin para se të bëheshin publikë emrat e mistrave të rinj.

Ylli Rakipi: Sipas kryeministrit ju jeni përfshirë në një konspiracion kundër presidentit të Kosovës me mos dekretimin e Gent Cakës?

Ilir Meta: Nuk kam pasur asnjë  takim me presidentin e Kosovës. Ca lidhje ka kjo. Kush është konspiracioni? Ministri ka dimensionin kushtetues, pasi ai kur bëhet ministër është një institucion Kushtetues. Presidenti dekreton dhe shkarkon ministrat. Garant për këto cilësi në interes të shtetit është presidenti. Presidenti nuk ka rol ceremonial. Kushtetuta imponon një proces bashkëpunimi në interes të shtetit. Kryeministri duhet të bisedonte me Presidentin para se të bënte emrat publikë për ministra. Presidenti pasi është njohur me këto propozime ka vepruar në mënyrën më të shpejtë. Presidentit i është kërkuar takim pas 8 ditësh, pasi këta ishin emëruar. Në datën 5 u dekretuan të gjithë menjëherë, pasi i kishin cilësitë. Shqetësim për mua ka qenë ministri i jashtëm, jo si person. Ministri i jashtëm ka rëndësi, pasi pasojat që mund të vijnë janë të pariparueshme. Ai mund ta cenojnë Kushtetutën edhe me pa vetëdije. Unë nuk kam dashur të bëj debat.