Duke folur për gazetarin Çim Peka, lidhur me luftën ndaj krimit të organizuar dhe emërimin e ministrit të ri të Brendshëm, Presidenti Ilir Meta tha se lufta ndaj krimit nuk është teknike, por edhe politike.

Ai solli në vëmendje rastin e oficerit Dritan Zagani, i cili denoncoi i pari trafikun e bandës së “Habilajve”, por në vet ti arrestonte shteti, doli se banda e shkarkoi oficerin.

“Dritan Zagani ishte kuadër i Policisë, i trajtuar nga partnerët ndërkombëtarë. Lufta kundër krimit të organizuar është politike sepse po të ishte teknike Zagani do t’i kishte arrestuar Habilajt dhe nuk do ishin Habilajt që do e detyronin të largohej dhe të kërkonte azil politik”,- tha Presidenti.