Ish-Zonja e Parë e SHBA-ve, Michelle Obama i kushton gjithmonë e më shumë një rëndësi të veçantë formave fizike.

Së fundmi, ajo ka publikuar në Instagram një foto foto të realizuar nga stërvitja në palestër.

Michelle ajo ka nxjerrë në pah gjithë muskujt e saj duke mbajtur në krahë një top të madh.

‘Nuk ndihem gjithmonë mirë në momentin e parë. Por më pas ndihem mirë që nisa palestrën’, ka shkruar 55-vjeçarja përkrah fotos.

Kujtojmë që në autobiografinë e saj ‘Becoming’, Michelle ka treguar se rutina e rregullt stërvitore e ka ndihmuar të ketë një jetë të balancuar e të shëndetshme, si një mama dhe grua që duhet të punojë gjithë kohës.