Miley Cyrus i ka dhënë fund një tjetër historie dashurie. Ajo është ndarë nga Cody Simpson, me të cilin shijoi disa momente romantike menjëherë pas ndarjes me Kaitlynn Carter.

Burime pranë këngëtares kanë konfirmuar për “Radar Online” se Miley dëshiron të fokusohet tek vetja.

“Ata po ndahen, por do vijojnë të mbeten miq. Ajo thotë se dëshiron ti japë më shumë rëndësi vetes”, tha burimi.

22-vjeçari Cody tha në tetor se ishte shumë i lumtur nga lidhja me Miley. Kujtojmë se këngëtarja ishte në prag të martesës me Liam Hemsworth para gjashtë muajsh, por u nda për tu lidhur me Kaitlynn.

Kështu që në një periudhë të shkurtër, Miley theu tre zemra, pasi të tre thonin se e donin shumë.