Duket se lufta verbale mes Koresë së Veriut dhe SHBA-ve po merr një tjetër udhë pasi Korea ka kërcënuar për një luftë dhe ka gati disa raketa ndërsa së fundmi ka dal në konferencë ku është shprehur se në qoftë se Korea bën vetëm një veprim atëhere do të lind menjëherë një luftë e ashpër mes dy vendeve.“Nëse ata godasin SHBA-në, ne shumë shpejt mund të kemi një luftë”, deklaroi ai gjithashtu për median duke shtuar se SHBA-ja do të përpiqet të shkatërrojë çdo objekt kërcënues që i afrohet ishullit të Guam.

Megjithatë ai refuzoi të saktësojë nëse Uashingtoni do të shkatërrojë një raketë që kalon thjesht pranë Guam, pa kërcënuar drejtpërdrejtë ishullin amerikan që ndodhet në Paqësor.

Koreja e Veriut kërcënoi javën e kaluar se do të lëshojë katër raketa në drejtim të Guam pas një rritje të tensioneve verbale mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit koreanoverior, Kim Jong Un.