Fotoja e Ministrt të Zhvillimit Ekonomik në Kosovë, Valdrin Lluka, u bë mjaft virale në rrjetet sociale.

Ai publikoi foto ku shfaqej i varur në një shkëmb duke shkëmbyer puthje me bashkëshorten e tij.

Pati tepër komente për sakrificën e tij për dashurinë dhe faktin se po rrezikonte jetën, por në fakt e vërteta është ndryshe.

Shkëmbi ‘Pedra Do Telégrafo” në Brazil nuk është aq i lartë sa duket në foto dhe gjithkush mund të realizojë foto të tilla me anë të trukeve. Realisht, distanca është më pak se një metër nga toka.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook