Ministri i Transportit të Izraelit në projektet e tij për vendin u ka shprehur se do të ndërtojë një tunel nëntokësor në qytetin e Jerusalemit.

Tuneli i cili saktësisht do të hapet nën qytetin e vjetër të Jerusalemit, dhe stacionit që gjendet krah Murit Perëndimor, do t’i vendoset emri i Presidentit amerikan Donald Trump.

Yisreal Kats, ka thënë se dëshiron që ta nderojë Trump-in për vendimin që morri për të njohur Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit, shkruan BBC.

Muri Perëndimor është vendi më i shenjtë, ku hebrenjtë lejohet të luten.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook