Pas situatës tejet të tensionuar në protestën që po mbahet përpara Kryeministrisë, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i cili i ka bërë apel qytetarëve protestues si dhe drejtuesve politikë që të distancohen nga dhuna.

Bëj thirrje gjithë drejtuesve politikë që të distancohen nga dhuna që po ushtrohet ndaj institucioneve të Shqipërisë. Ftoj qytetarët të distancohen nga elementët e dhunshëm. Është me shumë vlerë të dëgjohet zëri i arsyeshëm i miqve të mëdhenj të Shqipërisë. Jo dhuna, por arsyeja na afron drejt Europës së vlerave tona!”, shkroi Sandër Lleshaj në Twitter.