Ministrja e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Besa Shahini, në një takim me studentët, rektorët, dekanët dhe pedagogët prezantoi sot Draft-Paktin për Universitetin, në një nga sallat e Art’Turbina në Tiranë.

Ministrja Shahini teksa komentoi paktin, u shpreh se ky draft është i hapur për çdo koment të studentëve. Në takim folën dhe ministrat e tjerë të kabinetit Rama, që ishin të pranishëm në takim. Ministrat komentuan mënyrën sesi do të vazhdojë bashkëpunimi mes ministrive dhe fakulteteve përkatëse.